Superliga mbylli javën e 22-të me sfidat e fundit dhe direkte në garën për titull, e cila është bërë shumë e fortë, pas humbjes së Vllaznisë në transfertën kundër Teutës. Skuadra durrsake triumfoi në shtëpi 1-0 falë golit të shënuar nga Devi Bregu në minutën e 26-të. Kjo fitore çon durrsakët në vendin e dytë të renditjes me vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë.

155086566 10159165428444462 1779895722829369445 N
155086566 10159165428444462 1779895722829369445 N

Bindshëm në garën për titull është dhe Laci që në transfertë mundi 2-1 Kukësin. Goli I shpejtë I Mustës vendosi pjesën e parë. Verilindorët barazuan me Eze në fraksionin e dytë. Por me 11-metërsh, Lushkja realizoi golin e dytë dhe të fitores për Laçin, që ngjitet vendin e tretë me 40 pikë, po aq sa Teuta dhe vetëm një më pak se Vllaznia.
(balkanbweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb