Superliga e këtij sezoni vijon të jetë shumë konkurruese, përjashto Partizanit që është thjeshtë çështje kohe për tu shpallur kampion dhe Kamzën që u fshi nga Disiplina, të gjithë ekipet e tjera vijojnë të jenë në garë për objektivat e tyre sezonal. Problemi më i madh që ka pasur Superliga këtë sezon, në aspektin sportiv sigurisht, se problemet në futbollin shqiptar janë pafund, është fakti që golat kanë qenë me pikatore, ndërsa nocioni bomber thuajse është zhdukur.

Telushi
Telushi

Partizani si ekipit kryesues ka shënuar 38 gola në 31 ndeshje, afro 1,2 gola për ndeshje, një statistikë shumë e ulet për një ekip që ka dominuar në çdo aspekt. Golashënuesi më i mirë i Partizanit është Bruno Telushi me 7 gola, e të mendosh që është një mesfushorë shkatërrues. Pak ditë më parë Ernest Gjoka u shpreh se është më fat që ka në dispozicion një dyshe sulmi si Rexhinaldo-Shkurtaj, për të dyshja më e mirë e Superligës.

Kukesi Rexhinaldo
Kukesi Rexhinaldo

Kjo deklaratë e Gjokës është e bazuar dhe në fakte, Rexhinaldo është golashënuesi më i mirë i Superliges me 11 gola. Po aq ka shënuar dhe Vasil Shkurtaj. Ndryshe nga Rexhinaldo që i ka shënuar të gjithë golat me fanellën e Kukësit, Shkurtaj 7 gola i shënoi kur ishte pjesë e Luftëtarit.

Shtubina Festa
Shtubina Festa

Interesant është fakti që në vendin e tretë është Ndriçim Shtubina. Shkodrani ka shënuar 10 gola me Laçin por Shtubina nuk është një sulmues i mirëfilltë. Në vendin e katërt është Amadu Latif i Teutës por të 9 golat Latif i ka shënuar në dy fazat e para, pas merkatos së janarit ka ngrohur më shumë stolin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb