Supersfida e javës 12-të në Premier League nuk ka fitues, Chelsea dhe Manchester United ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 që arritën në “Stamford Bridge”. Një pikë që vlen pak për të dyja skuadrat për nga synimet që kanë.

Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0, e dyta ka nisur me avantazhin e Manchester United. Djajtë e Kuq përfituan nga një gabim i bujshëm i Jorginhos, i cili si lojtari i fundit kontrollon keq topin dhe shkakton kundërsulmin e mysafirëve të drejtuar nga Sancho, i cili ballë për ballë me Mendy nuk mund të gabojë.

Mesfushori italian korrigjon gjithçka vetë në 69’, teksa tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe barazon në 1-1. Në fushë për londinezët futet edhe Lukaku, por pa lënë gjurmë, ashtu si edhe Ronaldo që hyri në të dytën, por që sonte ishte disi në hije.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb