TIRANE- Është emocionuar më shumë se çdo ditë tjetër në përvjetorin e saj të 60-të zonja Vjollca. Në emisionin e mëngjesit aty ku janë takimet e përditshme, këndi i kuzhinës u kthye në një atmosferë feste dhe surprizash.

Në transmetim të drejtpërdrejtë Zonja Vjollca është emocionuar fillimisht nga një material surprizë, i cili në dukje nisi me një informacion për kuzhinën ndërsa surpriza ishte dalja në ekran e disa prej momenteve më të spikatura të zonjës Vjollca.

Por qershia mbi tortë ishte një buqetë e madhe me lule trëndafili dhe një libër dedikuar për gjyshen nga Davidi, nipi i zonjës Vjollca.

Takimi i parë i zonjës Vjollca nisi para tri vitesh ndërsa shumë shpejt zonja Vjollca, me recetat e saj të larmishme mbërtheu para ekranit shikuesit. Momentet e bukura dhe ato më pak të tilla, zonja Vjollca ka ditur ti përcjellë çdo ditë me buzëqeshje përmes edhe recetave plot shije që vetëm duart e saj dinë t’i bëjnë ndryshe. Stafi i Vila 24 i uron edhe 100 vite të lumtura. Sot qershia mbi tortë është vetë zonja Vjollca.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: