Eli Fara ka shkuar për të suprizuar Ninën, 17-vjeçaren e paralizuar që tregoi se ishte një fanse e çmendur e saj. “E kam kërkuar kudo, në facebook nuk e kam gjetur”, thotë ajo.

eli fara takon vajzen e paralizuar 2

“Më pëlqen muzika e saj”, shprehet Nina për këngëtaren e saj të preferuar, Eli Farën. Nina nuk e di që emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 i kishtë përgatitur një surprizë. Artistja korçare e ka telefonuar Ninën duke i thënë se ka dëshirë ta takojë. Vajza nuk e di se këngëtarja është duke i folur duke u drejtuar në dhomën e saj.

eli fara takon vajzen e paralizuar

“Dëshira mu realizua, nuk e prisja këtë surprizë”, shprehet ajo e emocionuar pasi përqafoi Eli Farën dhe Sidrit Bejlerin. Eli Fara i ka plotësuar dëshirën vajzës duke i kënduar edhe këngën e saj të preferuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb