Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka zgjedhur që këtë herë të shkojë me shalqi në seancën e sotme plenare.

Është prodhimi i fundit bujqësor që deputeti i PD-së çon në parlament, pas tufës me grurë për të ngritur një tjetër problem për fermerët, apo një qeseje me plehra. Por nga brenda shalqirit, Korreshi ka nxjerrë një kastravec.

Shalqiri sipas Korreshit simbolizonte gjithçka i ka ofruar sipas tij ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga BE.

Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3-shit. Unë do jua hap për t’jua vërtetuar se çfarë ka brenda shalqiri. Kjo ka ngel për të gjithë fermerët, tjerat i hëngri ministria me AZHBR dhe si simbol (nxjerr një kastravec), këtë na ka lënë IPARD 3-shi të gjithë shqiptarëve. Kjo qeveri hajdute nuk i meriton voto e këtyre njerëzve, se përditë e më keq po na nxjerr bëjnë kudo përfaqësohemi”, tha Korreshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: