Qyteti australian i Sidneit ka regjistruar sasinë më të lartë të reshjeve vjetore që kur filluan të regjistroheshin rekordet më shumë se 160 vjet më parë. Kjo u bë e ditur sot nga burime zyrtare të cituara nga gazetat kryesore të ishullit.

Shirat e mëngjesit të sotëm në qendër të Sidneit e benë qytetin të kalojnë rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 1950 prej 2,194 mm.

Më shumë shira priten në ditët në vijim, pasi një stuhi po përhapet mbi qytetin më të populluar të Australisë dhe kanë mbetur edhe tre muaj deri në fund të vitit. Shirat dhe përmbytjet në Australinë lindore shkaktuan vdekjen e 20 personave në vitin 2022, si dhe miliona dollarë dëme materiale.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: