Duke u veshur sërish nën petkun e Rocky Balboa tek ‘Creed – I lindur për të luftuar’, Sylvester Stallonen është bërë nostalgjik.

Ylli ka ndarë në profilin e tij në Instagram disa foto të patreguara më parë të ‘Rocky’, filmit të 1976 që i ka dhënë rrugë sagës së famshme dhe ka ndryshuar për gjithmonë karrierën dhe jetën e aktorit.

Fotot mes të cilave edhe disa prapa skenave të xhirimeve, tregojnë skena të ndeshjes epike mes Balboa dhe Apollo Creed, e interpretuar nga Carl Weathers.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb