Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kryeministri n Edi Rama se është i përfshirë në ngjarje kriminale, pasi sipas tij ai ka urdhëruar edhe vrasje.
Berisha u shpreh se Rama po mbrohet nga mazhoranca ndaj edhe nuk po paraqitet në asnjë interpelancë të thirrur nga deputetët e opozitës.
“Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Rama nga Kuvendi. Pse nuk paraqitet në asnjë interpelancë, pse turpëroheni nga veprat e tij dhe pranoni t’ju llomotisë në mbledhje, pse e fshihni. Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqin nën hetim se ka porositur vrasje. Jeni dëshmitar kur i thoshte tjetrit: Të di targën, pra e merr në shënjestër.
A ekziston për mazhorancën ligji i konfliktit të interesit, 8400 metër katror park dhe oborr në sarajet e Surrelit”, tha ai.
