Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkëmbyer sërish batuta me qytetarët në Shijak për të thumbuar Partinë Demokratike.

Rama teksa i dorëzonte çelësat e shtëpisë së rindërtuar një familjeje në Shijak, ka etiketuar një vajzë si demokrate.

Ai i ka dhënë mesazhin se qeveria dhe PS çfarë bën e thotë, dhe çfarë thotë e bën, kurse demokratët e bëjnë ndryshe.

 

‘’Nuk e besonit? S’e ka besu ajo, s’e ka besu nona e demokratit, e shef ti si bëhet kjo punë. Dëgjo ta mësosh mirë, ta dëgjosh mirë me këtë rast, ne çfarë themi e bëjmë, çfarë bëjmë e themi. Kurse ju demokratët e keni ndryshe. S’po ta them si e keni por e keni ndryshe.

Nejse, tashti u bë kjo. Populli mos u shqetëso, dëgjo,dëgjomë mua, ky popull i ka sytë e hapur, të jep ujë në bisht të lugës, nuk janë popull disa që bëjnë zhurmë e rrëmujë. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb