TIRANE

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, u takua me raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabelle Santos. Në fokus të bisedës së tyre ishte procesi i integrimit dhe ecuria e Shqipërisë në raport me konferencën e radhës ndërqeveritare.

Deputetja demokrate nënvizoi se me rëndësi për Shqipërinë mbetet që të vazhdojë betejën kundër korrupsionit dhe për këtë mbetet me rëndësi vullneti politik. Zonja Tabaku theksoi se korrupsioni është kthyer në një sistem që mund dhe duhet të luftohet vetëm nga një sistem anti-korrupsion që duhet të përfshijë medoemos Parlamentin e Shqipërisë. Ajo nënvizoi Ligjin e ri për Rolin e Kuvendit dhe fuqinë që i ka dhënë shoqërisë civile, përfaqësuesve të grupit të interesave dhe qytetarëve ky ligj dhe mbi të gjitha Këshilli Kombëtar Integrimit Europian.

Në postimin e saj në X (njohur më herët si Tëitter), deputetja e PD, u shpreh se parlamenti ka fuqinë dhe aftësinë për të kryer procesin e kontrollit dhe balancës. Ajo nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së institucioneve që e kanë të siglura në kushtetutë këtë pavarësi. Gjithashtu shprehu shqetësim për mënyrën se si qeveria ka vendosur të kalojë disa projektliigje që bien në kundërshti me frymën e procesit të integrimit dhe me direktivat e BE. Ajo vuri theksin në ligjin e zonave të mbrojtura, shtyrjen e ligjit të investimeve strategjike të cilat duhet të forcojnë akoma më tej rolin e kuvendit në procesin e integrimit. Tabaku nënvizoi se kuvendi duhet të ketë një rol më të fortë përballë një qeverie që nuk ka frymën dhe vullnetin për të çuar procesin e integrimit që është në shërbim të qytetarëve jo burokracisë apo lobimeve në qeveri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: