Ka disa tabu që nuk po bien. Ka tridhjetë e katër vite demokraci, shoqëri e lirë, por këto nuk kanë mjaftuar që fotografia e Kapidanit të Mirditës të hyjë në Muzeun apo Enciklopedinë e Mirditës, thjeshtë se ende mbizotëron mendësia përjashtuese e periudhës së dikaturës.

Por, fatmirësisht, sot ka dritare komunikimi të hapura, si portali “Mirdita: histori dhe aktualitet”, që drejtohet nga profesionistë, që publikojnë në vijimësi prej vitesh vlera të trashëgimisë kulturore e historike të trevës së Mirditës. Aty hasëm dhe këtë fotografi, që ka kohë që qarkullon online, ku shënohet: “Kapidan Gjon Marka Gjoni me mirditas, fotografuar në Shkodër nga Geg Marubi në vitin 1931”. Dhe është një fotografi princërore që flet dhe me detajet, si kësulat e bardha dyllojshe që mbajnë burrat që shoqërojnë Kapidanin etj…
Mirditën, nuk mund ta mbartim në historiografinë moderne, pa Kapidanin e saj.

Post Scriptum. Ky shënim nuk synon ndonjë debat të “nxehtë” rreth kësaj teme, por thjeshtë nëse do të shërbejë sadopak si kujtesë tash që Muzeu i Mirditës, pas rikonstruksionit, ka vetëm muret. Çfarë reliktesh mund të ofrojë secili prej nesh për pasurimin e tij? E nuk është fjala vetëm për gurët me mbishkrime, por në radhë të parë për njerëzit dhe ngjarjet.

Nuk besoj se kjo që po themi mund të kuptohet nga ndokush si rënia e një “fotografie” e ngritja në mur e një tjetre, por krijimi hap pas hapi, pa paragjykime ideologjike, e asaj “politifotos” historike krahinore e kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: