*Prandaj duhet reforma ne drejtesi, sa me shpejte, me cdo kusht

TIRANË-Për tragjedinë e Gërdecit, një koment ka pasur sot dhe nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij, në këtë 8-vjetor nga tragjedia e Gërdecit më i lartë mbetet numri i viktimave që shkaktoi shpërthimi në fshatin 15 km larg Tiranës, sesa numri i viteve të burgut që bënë të akuzuarit.

“Sot në fakt mbushen tetë vjet nga një ngjarje që shokoi rëndë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërgjegjen kolektive të qytetarëve. Ka vite burg në kurriz të atyre që ishin përgjegjës për atë ngjarje më pak sesa viktimat e asaj ngjarje. Dhe ndërkohë një ndër autorët është sot në një vizitë jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin. Prova e gjalle e drejtesise qe duhet reformuar, dyshja e pagjykuar ende nga drejtesia, duke i bere bisht me procedure, sot ben leksionet e dekriminalizimit dhe reformes ne drejtesi. Prandaj duhet reforma ne drejtesi, sa me shpejte, me cdo kusht”, shkruan Tahiri ne facebook.

Pas kësaj, Tahiri u ndal tek gjyqësori duke theksuar se puna e policisë është e vështirë, por akoma më e vështirë bëhet të luftosh gjyqtarin që liron kriminelin.

“Unë i jap të drejtë çdo njërit prej jush që mendon se është punë e vështirë kjo e policisë. Akoma e vështirë kur duhet të luftosh dy herë: një herë me krimin në rrugë dhe një herë me gjyqtarin që liron kriminelin që arreston policia. Por nuk ka asnjë motiv për t’u dekurajuar. Sepse armiku ynë më i madh (përveç atij që është në rrugë) është edhe ai që fshihet pas çekiçit. E që rreh çekiçin, i korruptuar, për të liruar atë që arreston policia”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: