Numri i të vdekurve nga tajfuni “Rai”, më i forti që ka goditur Filipinet këtë vit, është rritur në të paktën 18 të persona.

Super tajfuni “Rai” solli erëra me shpejtësi deri 165 milje (265.54 km/h) në orë, shi të dendur dhe përmbytje.

Agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive ka folur për “dëmtime të rënda” në zonat më të prekura, me mbi 300,000 njerëz që u larguan nga shtëpitë e tyre dhe vendpushimet e plazhit.

Më shumë se 18,000 burra duke përfshirë ushtrinë, policinë, rojet bregdetare dhe zjarrfikësit do të bashkohen në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. 

Ndërkaq, linjat e energjisë dhe të komunikimit janë aktualisht të ndërprera në pjesë të ishullit turistik të Siargao dhe OKB thotë se 13 milionë njerëz mund të preken nga tajfuni.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb