Turistët nga dhjetëra vende, përfshirë Greqinë, tani do të duhet të aplikojnë për vizë nëse dëshirojnë të qëndrojnë në Tajlandë për më shumë se 30 ditë, sipas një politike të re qeveritare.

Vendet që gëzojnë përjashtimin 60-ditor përfshijnë Australinë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Italinë, Spanjën dhe SHBA-në, raporton BBC .

Që nga korriku i vitit 2024, turistët nga 93 vende kanë qenë në gjendje të vizitojnë vendin pa viza për 60 ditë, si pjesë e një iniciative qeveritare për të stimuluar ekonominë pas pandemisë Covid.

Megjithatë, të martën qeveria miratoi planet për të hequr këtë përjashtim, që do të thotë se kohëzgjatja e qëndrimit të një udhëtari tani do të vendoset ndryshe nga vendi në vend. Ajo përmendi shqetësimet për sigurinë dhe konfuzionin mbi sistemin e vizave midis arsyeve të ndryshimit.

Shumë nga qytetarët e këtyre vendeve të përjashtuara do të duhet të aplikojnë për vizë për qëndrime më të gjata se 30 ditë, tha ministria e jashtme e Tajlandës, megjithëse disa do të kenë periudha përjashtimi më të shkurtra ose më të gjata , bazuar në marrëveshje të ndërsjella me secilin vend.

Sistemi i ri i vizave do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare dhe nuk do të zbatohet në mënyrë prapavepruese për udhëtarët që ndodhen tashmë në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb