TAJLANDE-Duket sikur nuk do ta lëshojë dorën e njeriut që e shpëtoi, duke u kapur me të gjithë forcën pas tij.

Ky majmun i vogël me emrin Piak, një ekzemplarë i veçantë, u gjet në xhunglën tajlandeze, pasi nëna e tij u vra nga një gjahtar kontrabandist.

Kafshës i është dhënë ndihma nga një skuadër e organizatës Wildlife Friends Foundation Thailand që në faqen e tij në Facebook ka shpjeguar:

’Për fat të keq ndodh shpesh në vendin tonë. Gjuetarët nuk e kishin kuptuar që nëna po transportonte këlyshin e saj.

Piak është shumë i pafuqishëm por do shërohet shpejt dhe ne do bëjmë gjithçka është e mundur për ta ndihmuar të rikuperojë forcat’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: