Qeveria e Greqisë e ka mbështetur një takim mes Erdogan dhe Mitsotakis për të ulur tensionet dhe për të dialogur mbi kërkimet në ujërat e Mesdheut Lindor.

Burime për ProtoThema, bëjnë me dije se qeveritarë grekë e mbështesin këtë takim vetëm nëse klima është e pozitive, dhe kështu mund të jetë i dobishëm.

Po ashtu kujtohet se Mitsotakis ka shprehur dëshirën herë pas here për të komunikuar me Turqinë në nivel të lartë.

‘’ Nëse klima është pozitive dhe një takim i tillë është i dobishëm “,- ishte përgjigjia nga qeveria greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb