Një takim jozyrtar është zhvilluar mes Ministrave për Çështjet Europiane, ministrave të jashtëm të BE dhe atyre të Ballkanim Perëndimor për të folur për rezistencën pas krizës së COVID-19.

Takimi u zhvillua në Slloveni ku e pranishme ishte dhe ministrja e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në faqen zyrtare në FB, Xhaçka thotë se Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet i ndarë nga BE.
Ajo thotë se pandemia e tregoi se përpjekjet për të zgjidhur problemet komplekse vetëm janë të gabuara.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
?Në takimin jozyrtar të Ministrave për Çështjet Evropiane me homologët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutuam forcimin e rezistencës pas krizës së COVID-19.
Pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur probleme komplekse i vetëm janë të gabuara. Në trajtimin e kërcënimeve të tilla për shoqëritë tona, Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet i ndarë nga BE-ja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb