Drejtuesi i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi, Muharrem Salihu, ka reaguar pas takimit në Bruksel, mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kreu i AFEDS shkruan se kryeministri Kurti, krahas raportit britanik për spastrimin, duhet t’i kishte dorëzuar presidentit Vuçiç raportin e Biserkos, për spastrimin etnik mbi shqipetarët në Serbi, duke nisur nga Medvegja.

Ai thekson se në këtë drejtim duhet vepruar sa më shpejt, përpara sa të jetë vonë.

Reagimi i kreut të AFEDS:

Shumë mirë që kryeministri Kurti, e ka përfshirë parimin e reciprocitetit në trajtimin me standartet më të larta tëshqiptarëve në Serbi me serbët në Kosovë në Marrëveshjen e Paqes që i dorzoi Presidentit Vuçiq dhe Komisionerit Borell !Ky reciprocitet duhet sanksionuar në një marrëveshje me validitet ndërkombëtar mes dy shteteve !

E gjetur ishte dhe oferta për dorzimin e 3 librave me krimetserbe ! Por do të ishte e udhës qe krahas dosjes britanike përgenocidin e shekullit të 19-të mbj shqiptarët, t’ i dorëzontedhe raportin e Sonja
Biserkos në serbisht, për Vuçiq dhe anglisht për Borrell ! Kësisoj Vuçiq nuk do thoshte dot se u kthyem në shekullin e 19-të me krimet ndaj shqiptarëve në Serbi ! « Pastrimi etnik mbi ne, duke filluar nga

Medvegja, me mjete administrative është i fresket dhe vazhdon edhe në kët moment, kur po bisedohet ne Bruksel!

Duhet të veprojmë sot se nesër është vonë !

AFEDS – Medvegjë

Muharrem Salihu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb