Ministri i Mbrojtjes i Greqi, Nikos Dendias, dhe homologu i tij shqiptar, Ermal Nufi, kanë rënë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri grek përmes një postimi në rrjetin social X, pas takimit të zhvilluar në Tiranë.

“Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Greqia gjithmonë i ka respektuar ata që sakrifikuan veten për atdheun”, shkroi Dendias.

Çështja e varrezave ushtarake greke ka qenë prej vitesh pjesë e diskutimeve mes Athinës dhe Tiranës, ndërsa mbledhja e komitetit pritet të rikthejë në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve për këtë temë sensitive historike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb