Sërish ngjarje tragjike në Greqi, ku një tjetër grua vritet. Viktima është me kombësi shqiptare.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, në malin Rodop e goditi për vdekje gruan me thikë dhe më pas u përpoq t’i jepte fund jetës së tij.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një çift, prindër të tre fëmijëve.

Po ashtu raportohet se ka qenë vajza e madhe e çiftit ajo që njoftoi Policinë Kombëtare Greke. Gruaja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Burri, i cili thuhet se është 58 vjeç, u vetëplagos me thikë.

Ai u dërgua në spital, ku po trajtohet nën mbikëqyrje. Incidentet midis çiftit u regjistruan fillimisht në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës. Gruaja kishte ngritur padi kundër burrit të saj për kërcënim. Burri ishte arrestuar më pas në kontekstin e një ndalimi rrugor për dhunë në familje. Policia po heton mbi rrethanat e sakta në të cilat ndodhi krimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: