BRUKSEL- Për Federica Mogherinin, shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm.

Përpara gazetarëve Federica Mogherini u shpreh optimiste për rezultate pozitive nga ky takim.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, takohen sonte në Bruksel, me praninë e Mogherinit.

Më herët, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiç, ka thënë se temë diskutimi sot pritet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe hapat e mëtejmë në këtë proces.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: