Një korriku, shënoi dhe përfundimin e aventurës së Giorgio Chiellini-t me Juventusit.

Qendërmbrojtësi veteran aktualisht është një lojtar i lirë dhe mund të negociojë lirisht me çdo ekip.

Mediat italiane shkruajnë se ditën e sotme, do të diskutohet mes “Zonjës së Vjetër” dhe lojtarit nëse palët do të “martohen” për të paktën edhe 1 sezon tjetër. Gjasat janë që të ndodhë kështu, por kujdes! Real Madrid është në horizont dhe ndjek me kujdes situatën e mbrojtësit.

Pas largimit të Sergio Ramos në Paris, e Varane me një këmbë në Manchester, boshllëku i krijuar mund të mbushet me italianin.

Ancheloti e njeh nga afër lojtarin dhe do e priste krahëhapur në “Satiago”.

Ndërkohë, madrilenët, nëse siguronin shërbimet e 37-vjeçarit do të hidheshin në sulm edhe për një mbrojtës tjetër, për të kompletuar repartin e prapavijës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb