Gjatë konferencës për shtyp mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit kinez, Xi Jinping, Moska ka konfirmuar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës janë më pikën më të lartë të historisë.

Xi dhe Putin kanë nënshkruar një deklaratë që sipas këtij të fundit ‘do të reflektohet marrëdhënia ruse dhe kineze, të cilat janë në pikën më të lartë në historinë e dy vendeve’.

Putin tha se ‘Rusia dhe Kina janë të lidhura së bashku përmes marrëdhënieve tona të fqinjësisë së mirë. Sigurisht që prioriteti ynë kryesor është tregtia dhe ekonomia, dhe kjo është krejt e natyrshme, duke marrë parasysh që Kina është partneri kryesor tregtar i vendit tonë’.

Kujtojmë që Rusia ka filluar ofensivën e saj ndaj Ukrainës që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar dhe Kina ka qenë një prej aleatëve të saj, edhe pse Pekini pretendon se është duke mbajtur një pozicion asnjanës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb