Talebanët tashmë kanë gati qeverinë e re dhe s’kanë më asnjë pengesë ndërkombëtare tashmë për t’a shpallur.

Nënkryetari i zyrës politike të talebanëve në Katar, Sher Abbas Stanekzai saktësoi se qeveria e re nuk do të ketë gran ë poste të larta.

Po ashtu talebanët kanë vendosur si kusht që në qeveri nuk do të përfshihet asnjë emër që ka shërbyer në qeveritë e 2 dekadave të fundit në Afganistan.

Ndërkohë Stanekzai bëri me dije se aeroporti i Kabulit tashmë do riparim dhe për dy ditë do të jetë gati për fluturime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb