Afganistani tashmë është në kontroll të plotë të talebanëve.

Kryeministri i sapoemëruar atje, Mullah Mohammad Hasan Akhund ka thënë se vendi do qeveriset sipas ligjit të sheriatit, ku më së shumti, preken gratë dhe të drejtat e tyre.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihen se si militantët talebanë godasin me kamxhik gratë që protestojnë kundër qeverisë në Kabul. Në videon e publikuar shihet se si një person godet me kamxhik, e gratë nga ana tjetër largohen me shpejtësi të alarmuara.

Duke nisur nga tani e në vazhdim, grave i ndalohet të drejtojnë makina, të shkollohen apo të dalin të pashoqëruara në rrugë.

Këto masa shihen si mjaft ekstreme e qytetarët kanë deklaruar se me talebanët në pushtet, vendi është kthyer 20 vite mbrapa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb