Studentët meshkuj janë kthyer në auditorë, pasi universitetet u rihapën në Afganistan pas një pushimi dimëror, por gratë mbeten të ndaluara nga talebanët në pushtet.

Ndalimi i universitetit është një nga disa kufizime të vendosura për gratë që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021 dhe ka shkaktuar zemërim global.

“Është zemërthyese të shohësh djem që shkojnë në universitet ndërsa ne duhet të qëndrojmë në shtëpi. Ky është diskriminim gjinor ndaj vajzave sepse Islami na lejon të ndjekim arsimin e lartë. Askush nuk duhet të na ndalojë të mësojmë”, tha Rahela, 22 vjeç, nga provinca qendrore e Ghor.

Qeveria talebane vendosi ndalimin duke akuzuar studentet femra për injorimin e një kodi të rreptë të veshjes dhe një kërkesë për t’u shoqëruar nga një i afërm mashkull në dhe nga kampusi.

Ndërsa një tjetër student tha se “Është e dhimbshme të shohësh se mijëra vajza janë të privuara nga arsimi sot. Ne po përpiqemi ta adresojmë këtë çështje duke folur me pedagogë dhe studentë të tjerë në mënyrë që të ketë një mënyrë ku djemtë dhe vajzat të mund të studiojnë dhe të përparojnë së bashku.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: