Florian Wirtz, mesfushori 19-vjeçar i Bayer Leverkusen ka përfunduar në lupën e Barcelonës për merkaton e ardhshme. Aftësitë e lojtarit nuk diskutohen dhe në Camp Nou shihet si një futbollist i cili mund të ketë të ardhme të madhe.

Gjithsesi, për transferimin e gjermanit, katalanasit kanë mjaft punë përpara, pasi siç shprehet vetë Wirtz në media, akoma nuk di asgjë rreth kësaj teme.

“Nuk kam asnjë lajm në lidhje me Barcelonën. Askush nuk më tha gjë për ta dhe madje u habita kur i lexova disa lajme. Vazhdoj të jem i fokusuar te objektivat me Leverkusenin dhe me kombëtaren” – Tha ai.

1006523371 Scaled
1006523371 Scaled

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: