Shoqata “Sporti na Bashkon” ka organizuar sot ceremoninë tradicionale si çdo fund sezoni ku ka shpallur ‘Talentet e Vitit’ në Superligë.

Ashtu siç pritej vendi i parë u rrëmbye nga Kristal Abazaj, futbollisti i Luftëtarit që në verë do të kalojë te Anderlecht në Belgjikë. Vendin e dytë e mori Esat Mala, mesfushori i Partizanit, ndërsa vendi i 3 u nda mes 4 futbollistësh.

Bëhet fjalë për Jurgen Bardhi (Partizani), Valon Ethemi (Kukësi), Gentian Selmani (Laçi) dhe Esin Hakaj (Teuta).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb