Revolucioni në fushën e teknologjisë informative i cili ka kapluar viteve të fundit mbarë rruzullin tokësor, hic më pak nuk ka ngecur edhe në botën shqiptare, përfshirë edhe Luginën e Presheves.

Në mesin e shumë entuziastëve në industrinë e “ IT “-së është edhe Miran Behluli nga fshati Lluçan i komunës së Bujanocit.

Me të mbaruar shkollën e mesme, në Shkup të Maqedonisë, Mirani ka linçuar një aplikacion që ka të bëjë me zhvillimin e një loje atraktive e që është i disponueshëm për dy sistemet kryesove operative të telefonave të mençur, Android dhe iOS.

Aplikacioni i quajtur “ Orbavoid “ ka parë dritën javën e fundit, ndërsa është mirëpritur nga dashamirët e lojërave.

Mirëpo, ky nuk do të jetë projekti i fundit që do të linçuar Mirani. I pasionuar për botën e kompjuterëve që nga vegjëlia, ai ka edhe shumë ambicie tjera të cilat do t’i kurorëzojë me sukses.

Talenti i tij tashmë ka bërë jehonë edhe në mjedise të mëdha siç është Shkupi. Miran Behluli veprimtarinë e tij po e zhvillon në një produksion me renome jo vetëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin.

Mosha e re le të kuptoj se nga Mirani priten edhe shumë inovacione tjera me të cilat do të jetë krenare jo vetëm Lugina por gjithë bota shqiptare. Kreativiteti i tij padyshim se do të jetë i mirëseardhur për gjithë teknologjinë informative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb