Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për Presidentin Ilir Meta.

Me anë të një postimi në Facebook, Braimllari tha se kompanitë”me të vdekur” bëjnë evasion me inceneratorët prej të cilëve nuk është hetuar asnjë, qoftë edhe administrativisht.

Postimi i plotë:

Ulsi, Tango kerkon dy veta, a e di kete?

Nese nuk e di, po ta themi ne: Premçi dhe Mara hetojnë inceneratorët.

Ti Ulsi e di këtë. Edhe që kompanitë “me të vdekur” janë hetuar, ti tashmë e di këtë. Po a e di ti Ulsi se më kë kompani kanë bërë evazion fiskal pronarët e “vdekur”?! Me Inceneratorët Ulsi po, po me Inceneratorët që zotrote as emrin nuk artikulon dot.

E di ti Ulsi kush nga këto kompani është dënuar??? Asnjë Ulsi, asnjë.

A e di ti Ulsi nëse është hetuar qoftë edhe administrativisht ndonjë Incenerator ???? Asnjë Ulsi asnjë.

Edhe pse prej 2018 e deri më sot, hetimet vijojnë, ska asnjë rezultat për evazionin e Inceneratorëve.

Ndërkohë edhe sot u paguan 80 mijë USD.

Ulsi Tango kërkon dy veta.

Ps: Ulsi, se mos i ke marrë përsipër Erion Veliajt mbylljen e ceshtjes me prokurorët e inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit, se do behesh kurban ti, prokuroret, reforma e gjithe shqiptaret….se Rama e qan “Kurbanin”.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb