Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas gati para një viti dhe duket se nuk do të ndalet me kaq.

Ministri i punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov la të kuptohet se Moldavia mund të bëhet viktima e radhës e agresionit rus.

“Tani po analizojmë rolin në Moldavi”, u përgjigj Lavrov pyetjes se a do të ketë objektiva të reja shtetit rus.

Kujtojmë se Rusia tashmë ka rrëmbyer një pjesë të territorit moldav, ku ka mijëra trupa gjenden në rajonin e Transnistrisë, e cila ka shpallur pavarësinë e njëanshme në vitin 1990.

Ndërkohë, Lavrov ka deklaruar sot se është i gatshëm të nisë negociatat për përfundimin e luftës me Ukrainën.

Kryediplomati rus është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: