Një 84-vjeçar gjerman iu dorëzua autoriteteve gjyqësore me dyshimin për grumbullimin e një sasie armësh të epokës naziste, përfshirë një tank, në bodrumin e pallatit të tij në një periferi të qytetit verior të Kielit.

Pajisjet ushtarake të Luftës së Dytë Botërore, që përfshinin edhe armë antiajrore të kalibrit 8,8 cm dhe silur, u zbuluan në vitin 2015, gjatë një hetimi mbi depozitat e artit nazist.

Prokurorët thanë se ai ishte në posedim edhe të mitralozave me kalibër 5,0 dhe të mortajave.

Përveç kësaj, koleksioni përfshinte pistoleta gjysmë automatike dhe plotësisht automatike dhe më shumë se 1 000 fishekë.

U deshën 20 ushtarë dhe rreth nëntë orë për të nxjerrë tankun nga prona, i cili peshonte gati 40 tonë.

I pandehuri pretendoi se e kishte blerë tankun në Angli si skrap.

Pyetja kryesore me të cilën përballet gjykata rajonale e Kielit është nëse armët e ruajtura në rezidencë ishin apo jo operacionale.

Kjo vepër penale parashikon një minimum prej një viti burg dhe një maksimum prej pesë vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: