Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, mbrëmë ka lënë zyrën për të zbritur në fushën e lojës, në një ndeshje miqësore mes ‘yjeve’ të kryeqytetasve italian dhe atyre të West Ham.

Në sfidën që zgjati 60 minuta Tare demonstroi se nuk e kishte harruar nuhatjen për golin, teksa së bashku me Tomazo Rokin shënuan për skuadrën italiane.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: