Lazio dhe Igli Tare nuk e fshehin në asnjë moment interesimin për Marash Kumbullën por gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë zëra që flasin për një ofertë 30 milion euro, ofertë të cilin drejtori sportiv e hedh poshtë në mënyrë kategorike:

Kumbulla
Kumbulla

“Kumbulla mund të jetë një pikë e rëndësishme për të ardhmen e Lazios por nuk ka një ofertë 30 milion euro. Ne jemi të disponueshëm për të bërë një sforco të vogël krahasuar me atë që kemi mundësi por vetëm kaq, nuk mund të nxitohemi, gjërat duhen bërë mirë. Do të përpiqemi të ndërtojmë një skuadër kompetitive edhe për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Igli Tare. Ky hezitim i Lazios për të shkuar në 30 milion euro mund të hap skenarë të ri për të ardhmen e Kumbullës. Pavarësisht dëshirës se lojtarit dhe pëlqimit të tij për tu transferuar në kryeqytet, në këtë marrëveshje duhet bindur edhe Verona, ekip që nuk dëshiron të heq dorë nga mbrojtësi kuqezi pa marrë fillimisht atë që kërkojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb