Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se qeveria do të formojë Task Forcën ANTI- COVID për monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë shëndetësore.

Ato do të jenë me bërthamë në qeveri dhe më pas me shtrirje rajonale, bashkiake dhe terren.

Po ashtu ai theksoi se në bizneset me nivel risku të lartë prej COVID-19, pra protokoll të kuq do të ketë një ‘bluzë të bardhë’ për të monitoruar në kohë reale garantimin e masave dhe për të shmangur abuzimet nga pronarët apo punonjësit.

”Do të goditet mbi gjysëm miliardi por duhet të bëjmë dhe llogarinë pasi siç ka ndodhur në çdo shpi ka ndodhur dhe në shtëpinë tonë të përbashkët. Paralelisht me hapjen dhe brenda javës do ngrihet një Task- Forcë Anti- Covid me bërthamë qëndrore në kryeministri dhe më pas me rajonale, bashkiake dhe në territor, grupe që do të ndjekin nga afër standartet e protokolleve shëndetësore që kanë hapur bizneset.

Po punojmë për të vendosur pranë bizneseve që hynë në biznese në protokollin e kuq. Jeshili, i verdhi, dhe një i kuq aty ku risku është i lartë.

Në bizneset me protokollin e kuq ne do të vendosim një bluzë të bardhë, një person i cili do të ndjekë zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale. Që mos ketë asnjë çëdim, asnjë pronar, që duke mos garantuar standartet e sigurisë të rrezikojë shëndetin e të tjerëve. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb