Socialisti Taulant Balla deklaroi sot se Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk mund të shpërbëjë Parlamentin. Ai tha se Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe si e tillë mund ta shkarkojë Parlamenti Presidentin, por vetë s’mund të shpërndajë Parlamentin.

“Republika e Shqipërisë është e pastër parlamentare, e kulluar parlamentare dhe presidenti i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi i Shqipërisë e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës për të pasur këtë lloj qasje me Kuvendin. Kuvendi e shkarkon Presidentin dhe procesi certifikohet nga GJK. Presidenti i vjen anash Parlamentit për ta shkarkuar dhe shpërndarë. Presidenti është një person nën hetim për shkelejt e njëpasnjëshme kushtetuese që ka bërë”,- tha ai.

Ndërsa Presidenti gjatë manifestimit të 2 marsit i dha maxhorancës socialiste një ultimatum dy javor, deri në 15 mars, për të rishikuar ndryshimet kushtetuese në ligjin për Gjykatën Kushtetuese (GJK), të miratuara kohët e fundit, Balla u përgjigj se ky dekret do të shqyrtohet siç e parashikon Kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit.

“Di që Kuvendi vepron gjithmonë në rrugë insitucionale, sipas rregullave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kushtetutës. Nëse njoftohemi zyrtarisht, pra rregullorja thotë se në senacën më të parë kryetari njofton dektretin dhe ka një procedure 4 javore për shqyrtim, do ta shqyrtojmë. Shpresoj të ketë argumenta dhe jo gjuhë rruge në atë dekret. Dhe më pas në seancë plenarë të shprehemi me votë edhe pse dua të bashkëndaj qëndrimin se jam i bindur se ato ndryshime të kryera nga Kuvendi janë ndryshime që kanë dhe përmbajnë mekanizma të domosdoshëm kur zyra të shtetit uzurpohen nga njerëz që sjellin histori të vjetra të uzurpimi. Unë nuk përgjigjem me emociane por me respekt dhe drejtësi për sa i përket qasjes që kemi kundrejt Kushtetutës. Do ta shqyrtojmë dektretin dhe shpresojmë që aty të gjejmë argumente”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: