ELBASAN

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka vizituar në spital efektiven e forcave “Shqiponja” që mbeti e plagosur gjatë konfliktit në Elbasan. Balla ka parë nga afër gjendjen e efektives Xhensila Sota, e cila ka marrë një plumb në këmbë.

Fatmirësisht efektivja është jashtë rrezikut për jetën dhe sipas mjekëve gjendja e saj është e mirë. Sota, 27 vjeçe ishte rastësisht pranë vendit ku ndodhi konflikti që çoi në vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe ndërhyri për shuarjen e tij, teksa u qëllua me armë në këmbë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: