Nga: ZONJA VJOLLCA*
700 gr mish qingji
2 lgj gjalpë
2 lgj miell
3 kokrra vezë
1 litër kos
2 lgj oriz
250 ml lëng mishi
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq

Fillimisht vendosim mishin e qingjit në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për tu pjekur duke i vendosur pak gjalpë nëpër thela dhe një filxhan ujë me pak oriz.
Në një tenxhere të thellë shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin sa të fillojë të zverdhet. Shtojmë lëngun e mishit e trazojmë mirë dhe kur masa të marrë trajtën e një salce shtojmë kosin duke e trazuar ngadalë. Kur kosi të ketë filluar të vaket rrahim vezët dhe i shtojmë në të, e trazojmë lehtë dhe sapo të fillojë të fluskojë e largojmë, nuk e lemë të ziejë shumë. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe e shtojmë në tavën ku kemi vendosur copat e mishit me 2 lugë gjelle oriz. E spërkasim me pak piper të kuq dhe e vendosim në furrë për 30 minuta derisa të shohim qe kosi mpikset dhe merr një ngjyrë të artë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: