SHBA
Taylor Swift ka kritikuar Damon Albarn, këngëtarine Blur dhe më vonë të Gorillaz, pasi ai deklaroi se ajo nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve të saj.

Duke folur për LA Times, Albarn iu përgjigj intervistuesit duke e quajtur Swift “një kantautore të shkëlqyer” duke thënë se “ajo nuk i shkruan këngët e saj”.

Swift u përgjigj në Twitter, duke shkruar:

“Isha një fanse e madhe e juaja derisa e pashë këtë. Unë i shkruaj të gjitha këngët e mia. Mendimi juaj është krejtësisht fals dhe kaq i dëmshëm.”

Albarn tha në intervistë se preferon Billie Eilish, të cilën ai e quajti një “kantautore shumë interesante”.

“Unë jam më i tërhequr nga ajo sesa nga Taylor Swift. Është thjesht më e errët – më pak optimiste. Shumë më e vogël dhe e çuditshme. Unë mendoj se ajo është e jashtëzakonshme.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: