Taylor Swift është padyshim një ndër artistet që ka thyer rekorde herë pas here. Suksesi i saj i radhës ka të bëjë me albumin e ri-regjistruar të Swift, “Red”, që ka bërë histori në “Spotify” që ditën e parë të publikimit. “Red” u publikua më 12 nëntor dhe tanimë po thyen rekorde botërore.

Që në ditën e parë të publikimit, ai u bë albumi më i transmetuar në një ditë nga një femër, që numëron më shumë se 90.8 milionë transmetime globale.

Sjellim në vëmendje se me këtë arritje, artistja ka thyer rekordin e mbajtur më parë nga vetë ajo me albumin e vitit 2020 “Folklore”, që në ditën e parë kishte plot 80.6 milionë transmetime.

Versioni Taylor i “Red” përmban këngë të ri-regjistrua të këngëve nga albumi që artistja publikoi në vitin 2012.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb