TIRANE

E përditshmja britanike i ka kushtuar një artikull prezencës në protestë të reperit me famë botërore, Tyga. Megjithatë ata kanë ngatërruar vajzën që e shoqëronte Tyga-n me këngëtaren shqiptare, Tayna.

Me shumë mundësi një ngatërresë e tillë ka ndodhur pasi Tyga e ndjek Tayna-n në Instagram. Gjithsesi, dashur padashur, Tyna përfundoi në artikullin e Daily Mail dhe është parë nga një botë e tërë.

“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat në vazhdim mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna-n, një influencuese/këngëtare që i ngjan ish të dashurës së tij, Kylie Jenner”, shkruhet në artikull. Në lajm përshkruhet edhe veshja e reperit, teksa artikulli shoqërohet me fotot e Taynës nga Instagrami i saj zyrtar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb