ITALI-Të gjithë migrantët, rreth 140 persona në bordin e anijes ”Diciotti” zbarkuan të shtunën në darkë në portin e Katanias, në Sicili, raportojnë mediat.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili po mban një linjë të ashpër për emigracionin, hapi dje në mbrëmje dritën jeshile për këtë ceshtje pas marrëveshjes me Kishën Katolike Italiane, Shqipërinë dhe Irlandën për të shpërndarë emigrantët që ndodheshin në bordin e anijes italiane të Rojeve Bregdetare.

Migrantët e shpëtuar në det mbrëmjen e 15 dhe 16 gushtit të kaluar ndodheshin që nga dita e hënë në portin e Katanias, të cilët e kishin të ndaluar për të zbarkuar nga ana e Salvinit, gjithashtu lideri i Ligës (ekstremi i djathtë).

Vendimi për moslejimin e zbarkimit të migrantëve coi të shtunën në mbrëmje në hapjen e një procesi gjyqësor ndaj Salvinit për ”rrëmbimin e personave, arrestime të paligjshme dhe shpërdorim të detyrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: