ITALI

Emergjencat Civile në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit ditore nga COVID-19 në vend.

Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 13 persona 4 më pak se dje, duke e çuar në 34.997 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.

Ndërsa numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orë është rritur krahasuar me një ditë më parë. 162 janë personat pozitiv me koronavirus, ndërkohë që dje ishin 114 raste të reja, duke e çuar në 243.506 numrin total të të infektuarve.

Ndërsa në Lombardi e cila është dhe rajoni më i prekur nga virusi i tmerrshëm në Itali janë dalë pozitivë 63 raste të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: