Të dielën u zgjodh Qeveria e re e Republikës së Kosovës, ndërsa, sot kryeministri Albin Kurti, emëroi 27 zëvendësministra, ku shumica prej tyre kanë qenë edhe në Qeverinë Kurti 3.

Sipas njoftimit, Përparim Kryeziu, është emruar sërish zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Hysni Mehani, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Agon Batusha, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Po ashtu Getoar Mjeku, sërish është emruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë, Triera Kasumi-Berisha, Zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Fatban Bunjaku, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Ali Dula, Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal,Enver Dugolli, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu Zef Morina, është emruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Daulina Osmani, Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, Avni Zogiani, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Driton Hyseni, Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agon Dobruna, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Besart Jashari, Zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Nora Arapi-Krasniqi, Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Tijana Veljkovic, Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Arsim Berisha, Zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Genc Nimoni, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë, Gegë Lleshi, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes, Enis Kervan, Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lulzim Hetemi, Zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Ratomir Minic, Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Igor Mitic, Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Muhedin Nushi, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Sejnur Veshall, Zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.

/Kosovapress/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb