19 prilli ka shënuar 20 vjetorin e martesës së Kobe Bryant me bashkëshorten e tij, Vanessa.

Kjo e fundit ka kujtuar këtë ditë të veçantë për të. Vannesa ka publikuar në rrejte sociale një fotografi nga dasma e tyre, ku shfaqen duke u puthur, e shkruan: “Gëzuar përvjetorin zemër.

Të dua! 20 vite”. Pas fotos, Vanessa publikoi dhe një video, ku ajo dhe Kobe, shfaqen mjaft të lumtur.

“Të dua tani, përgjithmonë dhe gjithmonë”, shkroi Vanessa mbi videon e publikuar.

Kujtojmë se Vanessa një vit më parë humbi edhe të bijën, Gianna.

Ajo dhe babai i saj ishin duke udhëtuar me një helikopter në janar të vitit 2020, ku u përfshinë në një aksident tragjik

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb