Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë një ndër çiftet më të përfolur në Hollywood, romanca ‘Bennifer’ tërheq vëmendjen e fansave dhe konsiderohet si një nga lidhjet më solide të dashurisë në publik.
Por të dy punuan veçmas karrierën e tyre; Jennifer ka dalë mirë si në muzikë ashtu edhe në film, ndërsa Affleck ka qenë i suksesshëm edhe në industrinë e filmit dhe televizionit. Të dy kanë bërë një pasuri të mirë, por sa është?
Pasuria neto e Jennifer Lopez
Karriera e JLo shpërtheu kur ajo luajti në filmin biografik të këngëtares meksiko-amerikane Selena në vitin 1995. Që nga ai moment Lopez u bë e famshëme dhe luajti në disa filma si: ‘Anaconda’, ‘Out of Sight’, ‘The Ëedding Planner’ dhe ‘An Life Unfinished’.
Në vitin 1999 Jennifer publikoi albumin e saj të parë “On the 6” i cili pati një sukses të madh. Në muzikë Lopez u hodh në ligat e mëdha me hitin “Jenny from the block”.
Pasuria neto e Jennifer Lopez vlerësohet në 400 milionë dollarë dhe ajo fiton 40 milionë dollarë në vit.
Pasuria neto e Ben Affleck
Affleck fitoi famë kur shkroi, drejtoi dhe luajti në filmin “Good Will Hunting” së bashku me mikun e tij Matt Damon në 1997. Ai gjithashtu u shfaq në filma si “Shakespeare in Love”, “Pearl Harbor”, “The Sum of All Fears”, dhe “Changing Lanes”.
Por sa është pasuria neto e “Bennifer”? Sipas www.celebritynetworth.com mund të themi se pasuria neto e çiftit është 550 milionë dollarë, gjë që i bën ata një çift shumë të fuqishëm financiarisht.