Presidenti i SHBA, Donald Trump, paralajmëroi Iranin të heqë dorë nga sulmet terroriste, duke thënë se vendi i tij po teston shumë raketa super të shpejta hipersonike. Kjo deklaratë e Trump u bë mbrëmjen e kaluar, gjatë konferencës për shtyp pas sulmeve të Iranit në dy baza ushtarake amerikane.

Daily Mail shkruan se nuk është sekrete që SHBA ka punuar në zhvillimin e armëve hipersonike, por fjalimi i Trump nënkuptonte se raketa të tilla tanimë janë në ndërtim.

“Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme, të sakta, vdekjeprurëse dhe të shpejta”, tha Trump.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë së raketave hipersonike mund t’i bëjë ato të vështirë për t’u gjurmuar dhe përgjuar. Siç bëhet e ditur, ato udhëtojnë me më shumë se pesë herë nga shpejtësia e zërit ose rreth 3,853 milje në orë.

Madje, disa do të udhëtojnë edhe deri në 15,000 milje në orë, që sipas studiuesve të armëve, është rreth 25 herë më shpejt se avionët modernë të pasagjerëve.

Ndonëse nuk është e qartë se çfarë lloji të armëve hipersonike iu referua Trump në fjalimin e tij, për dallim nga raketat balistike, armët hipersonike nuk ndjekin një trajektore balistike dhe mund të manovrojnë gjatë rrugës për në destinacionin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb