Ambasadorja Yuri Kim i është bashkuar sot një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të tetorit rozë.

Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë, në rrjetet sociale, bëhet me dije se ambasadorja Kim i ka bërë thirrje të gjitha grave të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle e mamografi të rregullta.

Postimi i ambasadës:

Ambasadorja Yuri Kim u bashkua me të mbijetuara të kancerit të gjirit, doktorë dhe zyrtarë publikë këtë paradite, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit. “Qoftë duke vuajtur nga kanceri i gjirit vetë, një person i dashur për ju mund të ketë kaluar kancerin e gjirit, si e mbijetuar, si përkujdesëse, si mbështetëse, secila nga ne është prekur nga kanceri i gjirit”, tha Ambasadorja Kim. Ajo i bëri thirrje të gjithave grave që të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle dhe mamografi të rregullta, të cilat mund ta pikasin sëmundjen herët dhe ta parandalojnë që të bëhet vdekjeprurëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb