Në shtëpinë e Juves ka tension, paqartësi, ku asgjë dhe askush nuk është i sigurt. Do të luajnë apo jo në Evropë ky është një diskutim që pritet të zbardhet në qershor, pasi sido të jetë përfundimi në Serie A, vendimin final do ta marrë UEFA. Nuk është e sigurt as e ardhmja e Massimiliano Allegrit, llogaritë për trajnerin do të bëhen vetëm në përfundim të këtij sezoni ku përcaktues do të jenë dy ndeshjet e fundit, kundër Milanit dhe Udineses. John Elkan kërkon të kuptojë nëse Allegri e ka ende nën kontroll ekipin, humbja e fundit kundër Empolit shton shumë dyshimet.

Tuttosport
Tuttosport

Sipas Tuttosport, edhe nëse Juve arrin të kap Evropën nga Serie A e ardhmja e Allegri-t nuk është e sigurt. Max ka një kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në 2025, sigurisht ta shkarkosh nuk është e lehtë pasi ka jo pak kosto ekonomike. Jo vetëm Allegri, të shumë janë titullarët që janë të paqartë në lidhje me të ardhmen, pa Evropë, një pjesë e tyre pritet të sakrifikohen për tu ulur shpenzimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: